Kampioni i botës në 100 metra humbet Olimpiadën

Tashmë është zyrtare. Kampioni i botës në garën e 100 metrave, atleti amerikan Christian Coleman, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpik “Tokio 2020”, që zhvillohen këtë verë në Japoni.

Ai u pezullua në qershor 2020, pasi mungoi në tri teste antidoping në harkun kohor të një viti (janar, prill e dhjetor 2019). Ai nuk u akuzua për përdorim të substancve të ndaluara, por fakti që nuk u paraqit në tri teste antidoping e pezullon atë automakisht.

Sipas rregullores, Athletics Integrity Unit (AIU) e pezulloi atletin me dy vite, dënim që niste nga qershori 2020 deri në qershor 2022. Coleman e apeloi vendimin në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, por nuk mori atë që pritej.

CAS e uli me 6 muaj dënimin (në total 18 nga 24 muaj që ishte), duke lënë jashtë Olimpiadës atletin. Coleman mund të rikthehet në pistë nga 14 nëntori 2021 dhe mund të mbrojë titullin kampion bote në botërorin e vitit të ardhshëm.

Ngjarja paraprake

Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian