Kampioni i botës i indinjuar!

Është folur shumë kohët e fundit, kryesisht për shkak të situatës së kampionit të fundit Botëror Enzo Fernández, në klauzolat e përfundimit, duke mbajtur një mjegullnajë të caktuar rreth çështjes. Kur nënshkruajnë një kontratë, klubi dhe lojtari vendosin një çmim për të cilin klubi merr përsipër ta lërë lojtarin të largohet, ata, mbi të gjitha, krijojnë një angazhim të bazuar në mirëbesim.

Dhe ai mirëbesim mund të plagoset për vd*ekje nëse njëra nga palët nuk merr përsipër te zbatoje atë per te cilen është angazhuar dhe betuar. Për shembull, nëse lojtari i bën presion të padrejtë klubit që ta lërë të largohet për një tarifë nën shumën e përcaktuar; ose nëse klubi, qoftë edhe me një ofertë që mbulon shumën në fjalë te klauzoles, insiston të mbajë lojtarin.

Në çdo rast, asnjë nga palët nuk do të fitojë: klubi sepse do të mbajë një lojtar të indinjuar nga mosrespektimi i marrëveshjes; lojtari sepse ai do ta shohë sezonin e tij sportiv të minuar nga një depresion i pashmangshëm psikologjik, i cili shpesh shoqërohet me një mori lëndimesh.

Ajo që po ndodh me Enzo Fernándezin, për të cilin Benfica i pagoi River Plate 10 milionë euro për 75% të kartonit, është se argjentinasi ka parashikuar me Benfikën një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, e cila nëse nuk bind Enzon dhe agjentin e tij te qëndrojë në “Da Luz” të paktën deri në fund të sezonit, duhet respektuar, ndryshe pasojat do te ishin te renda.

Një gjë tjetër, që nuk ka të bëjë fare me klauzolën për të cilën flitet rëndom, është blerja armiqësore e një lojtari, në të cilën një klub i caktuar i siguron atij futbollistit shumën e nevojshme te parave, që përfshin edhe taksat, për te depozituar ne Federate dhe per te siguruar lejekalimin per transferimin.

Kështu ndodhi, për shembull, me Figon, kur Barcelona nuk e respektoi angazhimin për ta lënë të shkojë për një shumë të caktuar, të cilën Real Madridi ishte i gatshëm ta mbulonte. Në shumë dhjetëra transferime sipas klauzolës në këtë shekull, vetëm rastet e Figo dhe Neymar (nga Barça te PSG) kishin këto karakteristika.

Në të gjitha të tjerat mbizotëronte mirëbesimi, me përfitime reciproke. Sepse lojtari i është i kënaqur të largohet; dhe klubi nuk përballet me vështirësinë për të pasur një lojtar jo te motivuar dhe vendosur si me pare…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Yoav Gallant emërohet ministër i mbrojtjes në qeverinë e re izraelite

Story i radhës

Kërcënimet me bomba në Dellçevë, arrestohet një 63 vjeçar nga Tetova

Të fundit nga