Kampionet vazhdojnë me fitore

Vashat mitrovicase kampione të dyfishta të Kosovës në futbollin femëror – KFF Mitrovica edhe në këtë edicion po marshon sigurt dhe fuqishëm drejt titullit të ri, duke radhitur fitoren numër 5 në pesë ndeshje.

Vashat e trajnerit të mirënjohur mitrovicas Seid Onbashi kanë shënuar sot fitore të re, në ndeshjen si mysafire e skuadrës KFF Bazel, ndaj së cilës mitrovicaset shënuan plotë shtatë gola.

Kjo ishte ndeshje e javës së 5-të të Ligës së Kosovës për femra, ku vashat nga qytetoi buzë Ibrit kanë kontrolluar dominuar dhe krijuar edhe përplot raste tjera shënimi por megjithatë shënuan fitoe bindëse sikurse ishte edhe objektivi.

Në kërë takim futbollistja e KFF Mitrovica Mgcoyi ka shënuar metrikun e parë në fanellën gjelbër-zi të skuadrës mitrovicase, ndërkohë nga një gol shënuan Gjegji, Bajra, Jashati dhe Syla.

Trajneri Onbashi ka shprehur mirënjohje për futbollistet e tij, për disiplinën, angazhimin dhe performansën e treguar në këtë ndeshje.

Ngjarja paraprake

Maskne janë aknet e reja: Çfarë duhet të dini për to dhe si t’i parandaloni!

Ngjarja e ardhëshme

Ja çka harrojnë meshkujt të bëjnë gjithmonë pas seksit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian