Kamermani i sulmuar në protestë: Ua fali nëse nuk e përsërisin!

Gjatë protestës së djeshme që u mbajt në shkurt kundër vendimit të Gjykatës për rastin “Monstra”, një grup personash kanë sulmuar ekipin Agjencisë së lajmeve MIA, Asllan Vishko, njërin ndër punonjësit më me përvojë mediatik që për 30 vite ka qenë pjesë e mediave më të fuqishme kombëtare në vend.

Atmosferë

Në një deklaratë për televizionin “Shenja”, kamermani i Agjencisë MIA, Asllan Vishko thotë se sulmit fizik i parapriu një sulm verbal, kur disa persona kishin tentuar ta pengojnë në kryerjen e detyrës së tij.

Asllan Vishko

Sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në mënyrë të ashpër ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj ekipit të Agjencisë MIA, e cila në mënyrë profesionale ka raportuar për protestën e mbajtur.

SHGM

“Sjellja e këtillë ndaj gazetarëve të cilët janë në detyrë në terren është e papranueshme dhe duhet të dënohet ashpër nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme pasi dhuna ndaj gazetarëve është e patiolerueshme në vendet demokratike. Mosndëshkimi i sulmeve ndaj punonjësve mediatik mund të nxisë dhunë më serioze ndaj gazetarëve, ndërsa me këtë në mënyrë plotësuese të rrezikohet siguria e tyre, e drejta për liri të shprehjes si dhe e drejta për informim të qytetarëve. Prandaj, shumë e rëndësishme është që sa më shpejtë të ndryshojë kodi penal në drejtim të mbrojtjes sistematike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik”.

Vishko thotë se kjo nuk është hera e parë që është sulmuar në karierën e tij 30 vjeçare, por bën apel që të jetë e fundit si ndaj tij ashtu dhe ndaj të gjithë kolegëve të tjerë.

Ai thotë se nuk do të procesojë më tej këtë incident dhe nuk do të kërkojë dëmshpërblim me shpresë që kjo falje e tij të shërbejë për tu dhënë fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në protesta dhe tubime masive.

Ky incident ndodhi gjatë protestës së djeshme kundër rasteve të montuara që si shkas kishte vendimin e fundit të gjykatës për rastin “Monstra”. Protesta filloi e qetë nga parku i Çairit dhe ishte planifikuar të vazhdojë para gjykatës dhe të përfundojë para Qeverisë. Por, në afërsi të qendrës “Mavrovasja” policia kishte barrikaduar dhe nuk lejonte vazhdimin e marshit. Pas fjalimit të të organizatorëve një grup pjesmarësisht në protesht, të cilët kryesisht mbanin maska në kokë, u përplasën me policinë duke i goditur fizikisht dhe me gjësende të forta. Më pas policia u kundërpërgjigj me shok bomba dhe shtyu protestuesit për t’i zmbrapsur. Në këtë protest siç njoftoi MPB, janë lënduar 7 policë dhe janë arrestuar 8 protestues të dhunshëm.

Ngjarja paraprake

Inspektorati Policor jep detaje për arrestimin e policit në Gjilan

Ngjarja e ardhëshme

Cammaratta: Pikë e merituar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian