Kamberi tregon pse FSHF e kërkoi me ngulm

Për shumë prej tifozëve shqiptare, Florian Kamberi vazhdon të mbetet një mister. Sulmuesi i cili në vitet e fundit është aktivizuar në Skoci dhe Zvicër, u kërkua me ngulm nga trajneri Reja dhe FSHF, por ende nuk ka bërë debutimin e tij me fanellën kuqezi për një arsye apo një tjetër.

Megjithatë, ai sot ka treguar se pse insistohej aq shumë që sulmuesi të bëhet pjesë e Kombëtares shqiptare, duke treguar vlerat e tij me fanellën e Aberdin në Kupën e Skocisë e duke u bërë protagonist kryesor i kualifikimit në çerekfinale të ekipit të tij.

I aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen kundër Livingston, Kamberi u bë protagonist i ndeshjes që shkoi në shtesa.

Skuadra e tij kishet mbyllur 1-1 kohën e rregullt dhe në shtesë e pa veten në disavantazh pas 3 minutash, Megjithatë, në minutën e 95-të, ishte Kamberi ai i cili nisi një aksion sulmues dhe më pas e finalizoi po vetë para portës kundërshtare për të vulosur barazimin 2-2.

Kualifikimi në çerekfinale u zgjidh vetëm nga pika e bardhë e penalltive dhe këtu Kamberi u tregua përsëri i saktë duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte 5-3 gjuajtjet e 11 metërshave dhe të siguronte kalimin mes 8 skuadrave më të mira të turneut.

Ngjarja paraprake

Riza Bllaca-Homeri shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

De Bruyne tremb Guardiolan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian