Kamberi ka disa oferta nga ekipet e Kosovës 

Në afatin kalimtar dimëror, si gjithmonë, disa klube qoftë të elitës qoftë të kategorive tjera të Kosovës, synojnë që të përforcohen sa më mirë për pjesën pranverore.  

Edhe futbollistët që janë të lirë dhe pa kontrata, shtegtojnë në klubet që i kanë kushtet më të mira.

Arton Kamberi, që luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ofensivë, ka disa oferta dhe po mendon se ku të vazhdojë karrierën e tij. 

Image

22-vjeçari nga Ferizaj, mbron ngjyrat e Lepencit nga Kaçaniku, ndërsa para se të vijë në këtë ekip, është paraqitur një vit në ekipin e Ferizajt gjithashtu një vit edhe në klubin e Ramiz Sadikut nga Prishtina.

“Momentalisht jam në ekipin nga Kaçaniku, Lepenci. 

Normalisht synimet e mija janë të depërtoj sa më lart dhe gjithashtu për momentin i kam dy oferta brenda Kosovës. 

Synimet e mija janë të depërtoj sa me lart dhe sigurisht që një ditë e shoh vetën jashtë Kosovës”, tha Kamberi për gazetën “Bota sot”. Kamberi është luftarak në fushë dhe ka teknik të përsosur. Ai nuk tregon se nga cilat skuadra ka oferta por sipas tij, do të vendos aty ku janë kushtet më të mira.

Ngjarja paraprake

Selami: Padi për 245 kompani që nuk i paguan rrogat! Denonconi në 198 keqpërdorimet e punëdhënësve

Ngjarja e ardhëshme

Gruaja e vrarë brenda ndërtesës së Capitolit ishte veterane e Forcave Ajrore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian