“Kam punuar në fasoneri për të mbuluar tarifat”, Studentja “i qahet”, Basha: Largimi nuk është zgjidhje

Sot sfida kryesore e të rinjve është gjetja e një vendi pune. Ka qenë ky shqetësimi I disa të rinjve të sapodiplomuar, gjatë një bashkëbisedimi me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Të rinjtë u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

“Përballja me tregun e punës duhet të nisë që nga auditorët. Unë kam punuar në fasoneri për të përballuar kostot e tarifave. Kam punuar në Call Centre, kam bërë punë të ndryshme por asnjëra në profesionin tim. Kam mbaruar bachelorin me rezultate shumë të larta. Fatkeqësisht po punoj në CallCentre.”

Kreu i opozitës tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve.

Sipas tij 25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit.

“Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet. Kur kemi një qeveri që punon dhe joo vetëm flet. Kur kemi një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme  për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për rininë.”

 Zgjidhja tha Basha, nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin. Për këtë ai ftoi shqiptarët  të bashkohen e të mbështesin  Partinë Demokratike.

Ngjarja paraprake

Selami jep lajmin e mirë! Nga 01 janar tatimi për zejtarët 5%

Ngjarja e ardhëshme

E vërtetuar shkencërisht, ja se si stres po ju thinj para kohe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian