“Kam frikë nga hakmarrja”| Lideri çeçen: Nëse Putinin nuk e heqin “qafe”, ai do të përfundojë si Millosheviqi

Lideri separatist i Çeçenisë, Akhmed Zakayev, prej 20 vitesh është nën survejim të rreptë të sigurisë Britanike, për shkak të frikës së presidenti rus Vladimir Putin mund të hakmerret ndaj tij.

Kanë kaluar 20 vjet që kur emri i tij u shfaq për herë të parë në një listë të zezë të FSB-së, dhe megjithatë kërcënimet kundër liderit separatist çeçen vazhdojnë ende, raporton The Times.

Zakayev, 64 vjeç, ishte komandant në luftën e pavarësisë çeçene kundër Rusisë në vitet 1990 dhe më vonë u bë zëvendëskryeministër i qeverisë separatiste jetëshkurtër.

Ai tha se pavarësisht se kanë kaluar disa vite që nga koha kur ai është larguar nga vendi i tij, përsëri ka frikë për sa kohë ekziston Putin pasi mund të ketë të njëjtin fat me atë të mikut të tij Alexander Litvinenko, i cili u vra në vitin 2006-të në Londër nga dy ish-agjentë të KGB-së.

Kur Rusia rivendosi kontrollin e saj në fillim të viteve 2000 nën Presidentin Putin, Zakayev iku në Britani, ku iu dha azil politik në 2003. Në vitet që nga ajo kohë, Çeçenia është qeverisur nga Ramzan Kadyrov, një kryekomandant lufte besnik ndaj Putinit , i cili drejton republika si çiflig personal.

Sot Zakayev është kreu i qeverisë çeçene në mërgim, të cilën e drejton nga shtëpia e tij periferike në periferi të Londrës. Dy flamuj ai i Çeçenisë dhe i Ukrainës –qëndrojnë pranë dritares së studimit të tij, duke ruajtur një atmosferë madhështie. Një monitor sigurie me ekran të ndarë vëzhgon të gjithë ata që vijnë dhe shkojnë.

Diku tjetër ka suvenire nga jeta e tij e mëparshme në Çeçeni, ku ai nuk është kthyer që nga viti 2001, shkruan abcnews.al.

Para se të merrte armët kundër Rusisë, Zakayev kishte qenë një aktor i njohur shekspirian. Ai pranon se qeveria në mërgim ka pak shpresë për të rimarrë pushtetin ndërsa Putin është në detyrë. Megjithatë, lufta ka paraqitur një mundësi të paprecedentë.

Pavarësisht përpjekjeve propagandistike nga Kadyrov, shumica dërrmuese e çeçenëve janë fuqimisht kundër luftës, tha Zakayev, qeveria e të cilit drejton aktivistë të opozitës të fshehtë brenda Çeçenisë. Ai dhe kolegët e tij ministra – të cilët kanë kërkuar azil në të gjithë Evropën – po bashkërendojnë gjithashtu një batalion luftëtarësh çeçenë, të cilët kanë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.

Pozicioni i Kadyrov është përkeqësuar seriozisht në muajt e fundit për shkak të urrejtjes që populli çeçen ka për të dhe veprimet e tij në Ukrainë. Kjo nuk është lufta e tyre”, tha Zakayev. Megjithatë, më e rëndësishmja, lufta e ka dobësuar Putinin, 69 vjeç, pa të cilin Kadyrov nuk do të ishte asgjë veçse një bandit.

“Jam i bindur se pas kësaj lufte, Rusia do të pushojë së ekzistuari në të njëjtën mënyrë që ka bërë deri më 24 shkurt 2022, ditë kur forcat ruse pushtuan Ukrainën. Bota e ka kuptuar se fati i Ukrainës është tani fati i së ardhmes së njerëzimit. Prandaj Perëndimi tani po bën gjithçka që mundet në mënyrë që Putini të humbasë. Nëse Putini humbet dhe rrethi i tij i ngushtë nuk e qëllon si një qen endacak, atëherë ai do të përfundojë në Hagë si Slobodan Millosheviq.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Puthja e parë homoseksuale në Eurovision, rrjeti shpërthen për ngjarjen ‘historike’

Story i radhës

Si po përpiqet Evropa të rregullojë internetin

Të fundit nga