Kalon në skenarin C – online edhe shkolla “Faik Konica”

Një numër i shkollave në Prishtinë kanë kaluar në mësimin online si rezultat i rasteve pozitive me COVID-19.

Së fundi në skenarin C ka kaluar edhe Shkolla Fillore dhe Mesme e Ultë “Faik Konica”.

Nxënësit e kësaj shkolle nga sot do ta vijojnë mësimin në këtë formë.

Sipas njoftimit pesë mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.“Të nderuar nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës, Në vazhdën e mbikqyrjes epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ka bërë testimin e mësimdhënësve të SHFMU “Faik Konica”, 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik i shkollës sonë ka rezultuar pozitiv me SARS COV -19″.“Ju njoftojmë që shkolla jonë kalon në skenarin C – mësim online, nga dt.29.03.2021. Task forca e Shkollës ka hartuar sot planin për vijimin e mësimit online përgjatë dy javëve si vijon:

1. Klasat VI, VII, VIII, IX do të fillojnë mësimin online të dyja grupet A dhe B njëherësh në platformën e-Shkollori dhe Zoom duke filluar nga ora 8:30 sipas orarit javor;
2. Klasat e I, II, III, IV, V fillojnë mësimin online në platformën E-Shkollori dhe Zoom, me kyçje në orën 12:30.
3. Klasat parafillorë do të kenë kyçje online sipas platformës online në MASH gjithnjë në përcjellje të mësueseve dhe me mbikëqyrjeve të prindërve;
4. Rekomandohet që të gjithë nxënësit të ndjekin e E-mësimit përmes kanalit të RTK 4;”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës,
Në vazhdën e mbikqyrjes epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ka bërë testimin e mësimdhënësve të SHFMU “Faik Konica”, 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik i shkollës sonë ka rezultuar pozitiv me SARS COV -19.
Ju njoftojmë që shkolla jonë kalon në skenarin C – mësim online, nga dt.29.03.2021.
Task forca e Shkollës ka hartuar sot planin për vijimin e mësimit online përgjatë dy javëve si vijon:
1. Klasat VI, VII, VIII, IX do të fillojnë mësimin online të dyja grupet A dhe B njëherësh në platformën e-Shkollori dhe Zoom duke filluar nga ora 8:30 sipas orarit javor;
2. Klasat e I, II, III, IV, V fillojnë mësimin online në platformën E-Shkollori dhe Zoom, me kyçje në orën 12:30.
3. Klasat parafillorë do të kenë kyçje online sipas platformës online në MASH gjithnjë në përcjellje të mësueseve dhe me mbikëqyrjeve të prindërve;
4. Rekomandohet që të gjithë nxënësit të ndjekin e E-mësimit përmes kanalit të RTK 4;
I gjithë procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies do të përcillet përmes e-Shkollorit dhe takimeve virtuale me mësimdhënës e në bashkëpunim me prindërit.
Gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë të obliguar që të vijojnë procesin mësimor në mënyrën online.
Luten prindërit që të ndihmojnë fëmijët me kyçje dhe të përkrahin mësimdhënësit në realizimin e procesit në Skenarin C.
Për çdo ndryshim do të ju informojmë me kohë.
Me nderime,
29 mars 2021 Drejtoria e Sh.F.M.U. “Faik Konica”, Prishtinë

Ngjarja paraprake

Vazhdohet afati i regjistrimit: DIASPORA regjistrohet deri më 30 shtator

Ngjarja e ardhëshme

Hazard rikthehet te Real Madrid për të vazhduar trajtimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian