Kallëzim penal për shkupjanin, falsifikoi lejen e qarkullimit

Njësiti për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka ngritur kallëzim penal kundër ZA (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal.

Gjatë vitit 2021, personi me leje qarkullimi të falsifikuar për automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të cilin e kishte marrë në përdorim nga një shok i tij dhe që nga ana tjetër e kishte marrë me qira mjetin nga një agjenci qiradhënieje, e ka lënë peng si garanci te një shoqëri financiare për miratim kredi në shumë prej 360.000 denarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuka: Suksesi i Laurës në Evropian u kalua nën hije në Kosovë

Story i radhës

Osmani në Marrakesh, takim pune me Koalicionin Global kundër ISIS-it

Të fundit nga