Kallas: Dua të shoh avancim në procesin e zgjerimit të BE-së, me Shqipërinë nënshkruam marrëveshjen për siguri

December 18, 2024
1 minut lexim

Kaja Kallas përfaqësuese e Lartë për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj është prioritet i saj personal.

Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

Lidhur me këtë, Kallas ka thënë se edhe ajo edhe Komisioni për Zgjerim duan që të shohin avancim në këtë proces gjatë 5 viteve të ardhshme.

 ‘‘Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal. Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, ata i takojnë Europës nga aspekti gjeografik kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrëdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit ( e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Avaramoski: Zvarritje e qëllimshme e lëndës “Shënjestra-Fortesa”

Story i radhës

Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane, ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes

Të fundit nga

ShkoLartë