Kalın dhe Sullivan diskutojnë lidhjet dypalëshe Turqi-SHBA

Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahm Kalın dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, në një bisedë telefonike kanë diskutuar lidhjet dypalëshe midis vendeve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga presidenca turke, në bisedën telefonike u diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së, së bashku me çështjet e Mesdheut Lindor, Qipros, Afganistanit, Malësisë së Karabakut, Sirisë, Libisë dhe pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kalın dhe Sullivan u pajtuan për të forcuar aleancën e NATO-s dhe për të ndërmarrë hapa për paqe dhe stabilitet rajonal dhe global.

Turqia dhe SHBA pritet që në të ardhmen të miratojnë një model relacioni konstruktiv, të qëndrueshëm dhe të fortë.

Në SHBA tani vepron një administratë e re pas betimit të presidentit Joe Biden më 20 janar.



. .

Ngjarja paraprake

AEK i rinovon kontratën talentit shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Kida dhe Don Xhoni së shpejti në bashkëpunim?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian