kalaja e porto palermos nje nga bukurite e pashoqe te shqiperise 66b70d472489d

Kalaja e Porto Palermos, një nga bukuritë e pashoqe të Shqipërisë

August 10, 2024
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore fton të gjithë të apasionuarit pas historisë, natyrës e artit që të vizitojnë një prej xhevahireve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, kalanë e Porto Palermos.

Kalaja e Porto Palermos është Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon, në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit.

E ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pasha, kjo kala strategjike mbrojti bregdetin dhe rrugët detare të Shqipërisë. Sot, ajo ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe peisazheve të bukura rreth saj.

“Ejani të vizitoni Kalanë e Porto Palermos dhe zbuloni trashëgiminë e pasur dhe bukurinë e pashoqe të Shqipërisë”, shkruan IKTK në rrjetet sociale.

Në kalanë e Porto Palermos së fundmi organizohen një sërë eventesh kulturore. Aktualisht është duke u zhvilluar Porto Palermo Festival, i cili i bën bashkë lashtësinë me tingujt e rrymave të ndryshme muzikore.

MARKETING

RENT A CAR

kusari lila shanset per rrezimin e qeverise kane humbur do ti marrim serish 50 te votave 66b70ab68f295
Story i mëparshëm

Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur, do t’i marrim sërish 50% të votave

serish termet ne japoni publikohen pamjet e frikshme 66b711f86abc5
Story i radhës

Sërish tërmet në Japoni – publikohen pamjet e frikshme

Të fundit nga

ShkoLartë