Kadrija: Me pakon e katërt të masave ekonomike Qeveria dëshmoi se është e përkushtuar

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) përshëndet pakon e katërt të masave në vlerë prej 470 milion euro me qëllim përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe mbrojtjen vendeve të punës së qytetarëve.

“Pas zgjedhjeve, qëllimi ynë kryesor si BDI ishte të respektojmë nevojat e qytetarëve dhe vendit dhe të formojmë një qeveri funksionale që sa më shpejt të jetë e mundur. Për shkak të krizës me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, qytetarët dhe ekonomia jonë kanë nevojë për një qeveri me
përvojë dhe angazhim jo vetëm që të menaxhojë aspektet shëndetësore të KOVID-19 por edhe pasojat ekonomike”, tha Bajram Kadrija në emër të grupit parlamentar të BDI-së.

Në mënyrë që t’i sigurojmë ekonomisë dhe qytetarëve menaxhimin e shpejtë dhe efektiv të krizës, ne, tha ai, si përfaqësues të zgjedhur në kuvend kemi besim në koalicionin midis BDI-së dhe LSDM-së.

“Ne jemi të kënaqur që kjo qeveri ka kuptuar urgjencën e detyrës dhe ka bashkuar një grup të katërt shumë efektiv të masave me një vlerë totale prej 470 milion euro për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme si dhe për të mbrojtur vendet e punës. Sidomos komuniteti i biznesit shqiptar përbëhet kryesisht nga biznese të vogla dhe të mesme dhe për këtë arsye do të përfitojë nga kjo paketë e katërt”, tha Kadrija.

Mbrojtja e vendeve të punës së qytetarëve është detyra më e rëndësishme në këtë kohë sfiduese dhe prandaj ne si BDI, thekson ai, mbështesim fuqimisht planin për të përkrahur kompanitë përmes subvencioneve për pagat e punonjësve dhe gjithashtu mbështetjen e udhëzuesve turistik duke u siguruar atyre një të ardhur minimale për tre muajt e ardhshëm.

“Garancitë e shpenzuara shtetërore për kreditë bankare dhe vonesa shtesë për shpagimin e kredive deri në fund të vitit lejon mijëra pronarë të bizneseve të vogla të marrin frymë thellë dhe do ta bëjnë shumë më të lehtë të tejkalojnë krizën për shumë biznese të vogla dhe të mesme. Në kombinim me 100 milion euro kredi të reja të cilat mund të sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve, ajo mund të lejojë madje edhe për të investuar në të ardhmen”, shton ai.

Sipas tiij, me këtë pako të katërt, qeveria ka prezantuar një plan shumë efektiv dhe ka dëshmuar se është e përkushtuar dhe e aftë për të udhëhequr vendin tonë në kohë krizë dhe për të garantuar sigurinë ekonomike dhe progresin socio-ekonomik edhe në krizën më të vështirë ekonomike, me të
cilën po lufton e gjithë bota. Këto masa janë të ekuilibruara dhe të përshtatura për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë  – bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe qytetarët e zakonshëm. bs/fab

Изјава Кадриа

Изјава Кадриа

Posted by MИА.mk on Среда, 30 септември 2020

 

Ngjarja paraprake

Fillojnë aktivitetet e Turqisë për presidencën në SEECP

Ngjarja e ardhëshme

Carovska: Bojkotimi i mësimit nuk do të ndihmojë, në rendë të parë është mbrojtja e shëndetit publik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian