Kaçe firmos te rivalët e përjetshëm të PAOK-ut

Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut. Mesfushori korçar, ka firmosur ditën e sotme me skuadrën verdhezi që militon në Superligën greke. Shtatshkurti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri, i cili si për ironi të fatit është rivali i përjetshëm i PAOK-ut, ish-klubit të mesfushorit të Kombëtares.

Aris dhe PAOK, janë të dyja skuadra të Selanikut, teksa shquhen për derbin e zjarrtë. Mesfushori gjatë prezantimit me fanellën verdhezi u shpreh:

“Po vij në një ekip të madh. Jam i lumtur që do të vazhdoj karrierën time te Aris. Erdha në një ekip të shkëlqyer dhe me tifozë kërkues.

Premtoj se do të jam 100 % për të justifikuar besimin e drejtuesve dhe së bashku me shokët e skuadrës të arrijmë qëllimet tona. Mezi pres të luaj me ekipin tim të ri”, u shpreh Kaçe.

Ngjarja paraprake

Trump me video iu drejtohet amerikanëve: Po bëj më mirë

Ngjarja e ardhëshme

Nesër shënohet “Dita Botërore e Ecjes”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian