Kacarska: Deputetët janë joserioz, i përshtatet ndokujt situata në Gjykatën Kushtetuese?

Qëndrimi i deputetëve është joserioz, si nuk e kuptojnë rolin e Gjykatës Kushtetuese, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e cila shprehu pakënaqësi për pamundësinë e Kuvendit për të emëruar gjyqtarë të rinj kushtetues.

“I bëj pyetjen vetes a është e mundur që kjo situatë në Gjykatën Kushtetuese ti përshtatet ndokujt”, tha Kacarska.

Deri tani ka pesë gjyqtarë kushtetues e cila është e mjaftueshme për miratimin e vendimeve, por, siç tha Kacarska, vendimet për raste kyçe është më legjitime nëse do të bëhet nga gjithsej nëntë gjyqtarë.

Nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, puna e Gjykatës Kushtetuese do të bllokohet plotësisht, pasi një tjetër gjyqtar do të mbetet pa mandat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, flasin për thellim të bashkëpunimit

Story i radhës

Vjen edhe reagimi i Turqisë pas njohjes nga Rusia të dy rajoneve në Ukrainë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish