Kablli optik nënujor i Facebook do të jetë më i gjati në botë

2Africa, një kabëll optik nënujor financuar nga rrjeti social Facebook së bashku me disa operatorë telekomunikacioni, do të bëhet sistemi kabllor optik më i gjatë në botë.

Një konsorcium kompanish pas kësaj nisme kanë vendosur të shtojnë një segment në strukturën e tij quajtur 2Africa Pearls dhe do të lidhë kontinentin me Evropën dhe Azinë.

Kur Facebook prezantoi projektin për herë të parë, tha se 2 Africa do të ishte 37 mijë kilometra i gjatë në tabanin oqeanik. Muajin e kaluar konsorciumi vendosi zgjatimin e kabllit nënujor për të arritur katër pika të reja dhe ky segment do ta dërgonte gjatësinë në total 45 mijë kilometra.

Projekti është emërtuar 2Africa sepse qëllimi i tij është ofrimi i aksesit në internet për njerëzit që jetojnë në Afrikë dhe është kontinenti me aksesin më të kufizuar.

Synimi fillestar i tij ishte të ofronte internet për 1.2 miliardë banorë por me zgjatimin e ri, kablli optik nënujor do tu shërbejë 3 miliardë banorëve. /CIO Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Trust me”, po vjen nga Don Xhoni me 1 tetor

Ngjarja e ardhëshme

Zv/ ministri Rexhepi priti në takim Ministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës, Liburn Aliun

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian