Kabashi-Ramaj: Strategjia e Sigurisë Kombëtare të jetë e qasshme për publikun para se të shkojë në Kuvend

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Besa Kabashi Ramaj ka kërkuar që Strategjia e Sigurisë Kombëtare e miratuar nga Qeveria Kurti të jetë e qasshme publikisht përpara se të shkojë për miratim në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Kabashi Ramaj është shprehur se nëse ky dokument nuk është i hartuar mbi një vizion të qartë, ai thjesht jep një ndjenjë të rreme sigurie.

“Strategjia e sigurisë kombëtare nuk është një dokument i thjeshtë për t’u “përfunduar” për të qenë në gjendje të “shënjoni kutinë” dhe të thoni se “është bërë”. Ky është një dokument strategjik, që kur bëhet siç duhet, merr në konsideratë kujtesën institucionale të një vendi, bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, holistike dhe transparente, duke marrë me vete të gjithë ata që do të ndikohen në zbatim e më shumë, dhe jep një vizion të qartë, prioritete dhe udhëzime, për të gjitha institucionet zbatuese.

Prandaj, strategjia aktuale e sigurisë kombëtare e miratuar nga qeveria duhet të jetë e qasshme publikisht përpara se të shkojë në kuvend, për të krijuar transparencë dhe për të na lejuar të shohim nëse ajo ka adresuar çështjet serioze/thelbësore dhe procedurale që kishte kur u publikua për konsultim publik. Kuvendi duhet të sigurohet që ky dokument i rëndësisë strategjik, për të cilin ne kemi shumë nevojë, të bëhet siç duhet, përpara se ta miratojë.”, shkruan ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Analistët: Rusia në “pauzë operacionale” në Ukrainë

Story i radhës

Me nota ekselente, ky është shqiptari që përfundoi studimet në Universitetin e Oxfordit (FOTO LAJM)

Të fundit nga