kabashi biznesmeni qe u kthye ne kosove po vjen koha e shqiptareve 65b3534d2151d

Kabashi, biznesmeni që u kthye në Kosovë: Po vjen koha e shqiptarëve

January 26, 2024
1 minut lexim

Kristjan Kabashi nga kompania “Numarics”, ka thënë se me avancimet e teknologjisë, është duke ardhur koha e shqiptarëve.

Sipas tij, diçka që ka qenë negative në të kaluarën për shqiptarët, në të ardhmen do të jetë pozitive.

“Ne mundemi me qenë ma mirë se krejt rajoni, jam shumë i bindur se ne kemi diçka që krejt rajoni nuk e ka. Dicka që ka qenë negative për ne deri sot, do të jetë pozitive në të ardhmen. Ne shqiptarët e kemi shpirt gjeneralist.

Gjeneralisti kohën e kalume e ka pasë vështirë se ka qenë botë e specialistave, por tash me ndryshimet dhe avancimin e teknologjisë që po bëhen sot, me inteligjencën artificiale, me të gjitha, tash është kah vjen koha e shqiptarëve. Nuk jom ka bëj hajgare, është e vërtetë”, tha ai.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sot mot me diell dhe vranësira kalimtare

lamine ymala do largohet ne vere nga barcelona 65b35c706ba3c
Story i radhës

Lamine Ymala do largohet në verë nga Barcelona?

Të fundit nga

ShkoLartë