Ka mbaruar koordinimi, tash për tash pa vendim që Kuvendi të punojë online

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka përfunduar koordinimin me grupet parlamentare, ku përveç aktiviteteve të rregullta të Kuvendit, u diskutua edhe për mundësinë që seancat plenare dhe të komisioneve të zhvillohen online.

Por, Kuvendi do të vazhdojë të punojë sikurse deri tash, pasi siç mëson TV21, në koordinim është thënë se nuk ka kushte teknike që të realizohen seancat online.

Që Kuvendi të punojë online, është kundërhstuar nga opozitarja VMRO-DPMNE, pasi siç thonë, ajo është anti – kushtetuese dhe do të zbeh debatin në Kuvend.

Nga ana tjetër, krerët qeveritar, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë porositur: Kuvendi të mbajë seancat sikurse Qeveria, online.

Ngjarja paraprake

Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon

Ngjarja e ardhëshme

Xhevati godet Qeqën: Pitja pa kajmak, duq ma qite duq ta lash

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian