Ka kohë që nuk po vlon, ku gjendet Aziz Salihu? 

Legjenda e boksit Aziz Salihu, gjatë do të kujtojë këtë vit, vitin 2022, gjithsesi është viti më i keq për të sa i përket organizimit të turneve. 

Nuk mbahet që Salihu që të ketë vitin më dëshpërues, pa organizuar turne të boksit dhe aq më keq edhe konferenca për shtyp.
Dikur kampion për turne, kampion për konferenca për shtyp, por çfarë ngjau me ‘Zizin’ në vitin 2022?

Kryetari i klubit të boksit Prishtina nuk e ka pas një vit të lehtë sepse ka pritur të organizojë turne, por nuk i shkoi plani ashtu siç kishte planifikuar në fillim të vitit 2022.  

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, padyshim se do ulet dhe të mendojë thellë për vitin 2023, se si të veprojë dhe të organizojë turne si gjithmonë.

Dashamirët e boksit, disa prej tyre, shpesh herë thonë, se pa turne të Aziz Salihut, nuk ka gjallëri dhe as shije boksi!
I vetmi nga boksierët në Kosovë që ka medalje olimpike dhe ende e ruan krenarinë e boksit të viteve të 80-ta.

Burimet e fundit thonë, se Salihu është në Prishtinë dhe po përgatitet që me 27 dhjetor të udhëtojë për në Pejë ku do të mbahet një spektakël i boksit.

Salihu dikur dridhte ringjet nëpër shtetet e ndryshme të botës, të paktën e meriton të jetë si këshilltar brenda Federatës së Boksit të Kosovës, pse jo edhe brenda Komitetit Olimpik të Kosovës, kur kihet parasysh përvoja e madhe e tij!

“Zizi” i harruar apo jo? “Zizi” i hedhur në baltë apo jo?

Aziz Salihu kurrë nuk dorëzohet, ka një plan të madh për vitin 2023. Ka kohë që nuk po vlon nga nervozizmi, por gjithmonë është i këndshëm dhe i dashur për dashamirët jo vetëm të sportit!. 
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vajza shtatë vjeçare vdes pasi tërhiqet zvarrë nga leopardi në Indi

Story i radhës

Shkrumbohet banesa në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht çifti i bashkëshortëve, por mbeten “në qiell të hapur”

Të fundit nga