Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re. Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i zyrës së prokurimit, Nuhi Shala.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se në Pagarushë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Rruga e Shpresës”, me një gjatësi prej 330 metrave dhe rregullimi i kësaj rruge mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

“Edhe kjo rrugë, sikur edhe shumë rrugë tjera në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore që është duke komuna, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë drejtori Morina, i cili edhe i ka uruar banorët e Pagarushës për rrugën e re.

Ngjarja paraprake

Kosovë​: 197 të infektuar dhe tri viktima me koronavirus në 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

Po bëhet gati mësimi online/ Ministrja e Arsimit: Janë hapur 47 mijë klasa virtuale dhe llogaritë e nxënësve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian