Ka dalë 3 herë pozitiv, zgjidhet në krye të Federatës së Atletikës

Në kurrikulumin e tij figurojnë 2 tituj kampionë bote si dhe dy medalje olimpike (argjend e bronz) në hedhjen e çekiçit, por edhe me një të shkuar të lidhur me dopingun. Megjithatë, këto skandale nuk e kanë penguar Ivan Tikhon të zgjidhet në krye të Federatës Bjelloruse të Atletikës.

Tikhon, 44 vjeç, ka dalë pozitiv në Olimpiadën e vitit 2004, në Athinë dhe u skualifikua, duke humbur medaljen e bronztë. Ai doli pozitiv edhe në Olimpiadën e vitit 2008, në Pekin, por u rehabilitua dhe ruajti medaljen e bronztë. Herën e tretë doli pozitiv para Olimpiadës së Londrës, në vitin 2012 dhe u pezullua.

U rikthye në gara në Olimpiadën e Rios, në vitin 2016, ku mori medaljen e argjendtë në moshën 40-vjeçare dhe u tërhoq nga sporti.

Gjithsesi, skandalet e dopingut, rezultatet e medaljet e humbura dhe pezullimet, nuk e ndalën të zgjidhet në krye të Federatës. Ai deklaroi se synon një paraqitje të mirë të atletikës bjelloruse në Tokio pas një viti.

Ngjarja paraprake

Shkollat qendrore në Likovë në vendbanimet më të mëdha nuk morën pëlqimin për mbajtje të mësimit me prani fizike

Ngjarja e ardhëshme

Izraeli shemb 7 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

të fundit nga