K.Veriore në izolim të ashpër pas rasteve të para me COVID-19

Koreja Veriore ka urdhëruar masë të ashpër izolimi, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.

Media shtetërore ka raportuar për një shpërthim të variantit Omicron në Phenian, mirëpo nuk dihet numri i saktë i infektimeve.

Sipas saj, lideri verikorean, Kim Jong-un, është zotuar për të zhdukur pandeminë, të cilën e ka quajtur “emergjencë të rëndë kombëtare”.

Mirëpo vëzhguesit besojnë se koronavirusi ka qenë moti prezent në këtë shtet.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjeti kohën më të keqe: Efektet negative të nismës së Makronit për “Komunitetin Politik Europian”

Story i radhës

Si mund të bëheni pjesë e shoqërisë kur nuk ndiheni të sigurt me veten?

Të fundit nga