Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve )Sindikata e AOGJSH-së), prej sot e deri më 4 tetor në Ohër e organizon Shkollën e 32-të sindikale.
Nga Sindikata e AOGJSH-së informojnë se në këtë shkollë sindikale do të debatojnë për “Zbatimin dhe realizimin e të drejtave të marrëveshjeve kolektive”, me rishikim të veçantë rreth të drejtës së regresit për pushim vjetor dhe pas marrjes dhe ndërprerjes së Vendimit për ndryshimin e orarit të punës, pagesës së shtesave të pagës dhe të tjera.
Për këto çështje do të flasin ligjërues eminentë – përfaqësues të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, profesorë, gjykatës dhe Damjan Mançevski, ish ministër i MSHIA në cilësi të nënshkruesit të Marrëveshjes kolektive për të punësuarit në administratën shtetërore. ar/