juventusi synon goditjen e madhe ne janar 678e016556d63

Juventusi synon goditjen e madhe në janar

January 20, 2025
1 minut lexim

Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi do të takohet me Chelsean gjatë ditës së sotme (e hënë), për të diskutuar rreth dyshes Renato Veiga dhe Ben Chilwell. 

Tashmë kishte pasur sugjerime nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano se Veiga është emri i fundit në listën e dëshirave të Juventusit për ta përforcuar mbrojtjen. 

Tani, gazetari italian Alfredo Petulla, ka pretenduar se një takim është planifikuar të mbahet mes drejtorëve të dy klubeve, ku do të përfshihen këta dy emra. 

Lojtari tjetër për të cilin bëhet fjalë është Chilwell, i cili tashmë ishte lidhur me një kalim tek ‘Bianconerët’ në nëntor dhe duket se nuk ka të ardhme në ‘Stamford Bridge’. 

Teksa Veiga mund të luajë gjithashtu edhe si mbrojtës i majtë, ai do të transferohej kryesisht për ta mbuluar mungesën e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes. 

Chilwell mund ta mbulojë atë hapësirë nëse Juventusi e shet Cambiason tek Manchester City, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për reprezentuesin italian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

elezi sot perfundon afati per vezhgues te subjekteve politike 678dfda638bb1
Story i mëparshëm

Elezi: Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike

cfare do te ndodhe nese tiktok blihet nga miliarderet e teknologjise 678e02554c9ac
Story i radhës

Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

Të fundit nga

Shpërndante kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. Kjo, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në Vlorë. Policia ka sekuestruar dhjetëra doza kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës
ShkoLartë