Juventusi ruan hapin e Milanit dhe Interit, Ronaldo e nis vitin me 2 gola

Juventusi ka reaguar menjëherë pas humbjes 0-3 ndaj Fiorentinës dhe këtë e ka bërë në ndeshjen e parë të këtij viti, duke mundur 4-1 Udinesen në “Juventus Stadium”.

Viti nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe për Ronaldon, i cili ishte autor i dy golave në këtë fitore të bardhezinjve, ndërkohë asistoi edhe në golin e Chiesa-s.

Në minutën e 90, Udinese shkurtoi diferencën, por Dybala e vulosi rezultatin në 4-1 në fundin e takimit.Me herët, edhe Interi e Milani arritën të fitojnë, duke mos i lënë mundësi bardhezinjve të afrohen, të cilët tashmë kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve, 10 më pak se Milani.

Por me një ndeshje më pak, atë ndaj Napolit. Të mërkurën, Juventusi i Pirlos do të përballet me Milanin e Piolit, një takim që pritet të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave këtë sezon.

Ngjarja paraprake

Shtatë gabimet që nuk duhet të bëni një ditë para ditës së dasmës

Ngjarja e ardhëshme

Sot është ditëlindja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian