juventusi rikthehet te tomori gati oferta per mbrojtesin anglez 678caff952315

Juventusi rikthehet te Tomori, gati oferta për mbrojtësin anglez

January 19, 2025
1 minut lexim

Juventusi është duke kërkuar për ta përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.

Ronald Araujo ishte objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër, megjithatë mbrojtësi uruguaian në fund vendosi të qëndronte te Barcelona.

Gjiganti italian është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një mbrojtësi dhe tani ka rikthyer sytë sërish nga Fikayo Tomori i Milanit.

Juventusi është gati të rifillojë negociatat për transferimin e qendërmbrojtësit Fikayo Tomori nga Milani, raporton insajderi Nicolo Schira.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi torinez dëshiron të provojë sërish për të nënshkruar me 27-vjeçarin anglez.

Juventusi po përgatit një ofertë në rangun e afërsisht 25-28 milionë euro me bonuse për transferimin e qendërmbrojtësit.

Bardhezinjtë po përshpejtojnë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit, pasi interesim kanë shprehur edhe klubet angleze si Newcastle United, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

analisti komenton deshtimin e dialogut kosove serbi permend edhe thacin 678cac3c3de10
Story i mëparshëm

Analisti komenton dështimin e dialogut Kosovë-Serbi – përmend edhe Thaçin

cfare do te ndodhe me perdoruesit pas ndalimit te tiktok ut 678cb0e8a88c6
Story i radhës

Çfarë do të ndodhë me përdoruesit pas ndalimit të TikTok-ut?

Të fundit nga

ShkoLartë