Juventusi kërkon sulmuesin e Bolognas në Seria A

Juventusi synon një goditje surprizë në merkaton e janarit.

Sipas mediave italiane, “bardhezinjtë” janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për të marrë mesfushorin me tipare sulmues Luis Ferguson, që luan me Bolognas të Serie A.

Ferguson, 24 vjeç, është në sezonin e tij të dytë në Itali dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar 10 gola në 43 ndeshje në Serie A (3 këtë sezon). Bolonja ka një kontratë deri në vitin 2027 me lojtarin dhe nuk do ta lëshojë atë mjaft lehtë.

Për të siguruar shërbimet e skocezit, Juventus është gati të rritë ofertën, pasi për Ferguson janë interesuar edhe Milan e Lazio.

Lojtari është i paprekshëm në skemat e Bolonja, që pret një ankand për mesfushorin, që preferon të luajë pranë zonës kundërshtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina arreston një “kolaboracionist” që dorëzoi babanë e tij te rusët

Story i radhës

“Paga europiane për ju, por edhe për ne”/Të zhgënjyer nga Qeveria, punonjësit në gjyqësor kërkojnë ndihmë nga deputetët

Të fundit nga