Juventusi kërkon përforcime

Juventusi nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa rezultat negative të marra ndeshjet e fundit kanë tensionuar jo pak ambientin bardhezi. Në këto kushte drejtuesit po shikojnë për lojtarë që i nevojiten skuadrës, ku një nga repartet më të kritikuara ka qenë mbrojtja.

Drejtuesit kanë hedhur vështrimin e tyre në Francën, ku te kampionët e Ligue 1 kanë gjetur edhe mbrojtësin e preferuar. “Zonja e Vjetër” ka si synim transferimin e Juan Bernat, i cili te PSG nuk është një zgjedhje e pare.

29-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2025, por është i gatshëm për tu larguar që në janar në një skuadër ku mund të luaj rregullisht. Spanjoll i pëlqen ideja të luaj në Serie A, teksa kontaktet e para mes dy klubeve tanimë kanë ndodhur.

Juve është gati të marrë në huazim spanjollin në janar me mundësi blerje në verën e vitit 2023. PSG nga ana tjetër do ta lejoj largimin e Bernat vetëm nëse gjen një tjetër zëvendësues për Nuno Mendes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Demolli e përfundon kampionatin me fitore dhe rekord

Story i radhës

Tragjedi në Berat, 68-vjeçari që po mblidhte arra rrëzohet nga pema dhe ndërron jetë në vend

Të fundit nga