Juventusi e mbyll marrëveshjen me Dallasin për Bryan Reynolds, lojtari pritet të huazohet në Serie A

Sipas raporteve nga mediat në Amerikë këtë mbrëmje, Juventusi ka rënë dakord për një marrëveshje prej 10 milionë dollarë (8.5 milionë euro) me FC Dallasin për Bryan Reynolds, i cili më pas do të huazohet te Cagliari.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me Romës dhe Club Bruggen, por Bianconerët ishin më të shpejtë në arritjen e marrëveshjes.

Akoma vetëm 19 vjeç, Reynolds është një produkt i akademisë së të rinjve të FC Dallas.

Sipas reporterit të ESPN, Taylor Tëellman, një marrëveshje është bërë për “pak më shumë se 10 milionë dollarë (përfshirë bonuset)”.

Mediat italiane në anën tjetër janë të gjithë të sigurt se ka marrëveshje me Cagliarin që do ta marrin Reynoldsin si huazim për gjashtë muaj.

Ky është një hap i domosdoshëm, pasi Juve tashmë ka plotësuar kuotën e tyre të lojtarëve që vinë nga BE për këtë sezon.

Ngjarja paraprake

Qeni sakrifikon veten për të mbrojtur 10 vjeçarin nga ujku (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Hulusi Akar: Në mbi 200 operacione brenda vendit dhe përtej kufirit gjatë vitit janë neutralizuar 3.646 terroristë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian