Juventusi e Interi luftojnë sot për Kupën e Italisë, ja formacionet e mundshme

Njëra nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku me fillim nga ora 21:00 dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Kupës së Italisë.

Në rrugëtimin drejt finales së kësaj gare, Juventusi në çerekfinale e eliminoi Sassuolon me rezultat 2:1, kurse në gjysmëfinale e mposhti brenda dy ndeshjeve Fiorentinan me rezultat 3:0.

Në anën tjetër, Interi në çerekfinale e mposhti Romën me rezultat solid 2:0, kurse në gjysmëfinale në sistem vajtje-ardhje eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në kuadër të Serie A, ku muajin e kaluar Interi e mposhti si mysafirë “Zonjën e Vjetër” me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat pritet të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Chiesa, De Sciglio, Kaio Jorge dhe McKennie, kurse te Interi do të mungoj vetëm mbrojtësi Alessandro Bastoni.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Martinez

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë është një udhëheqës politik

Story i radhës

Sevilla e Atletico Madridi vazhdojnë sot garën për Top 4 në La Liga

Të fundit nga