Juventus në ‘luftë’ me Barcelonën për yllin e Man City

Sergio Aguero pritet të largohet nga Manchester City në përfundimin e këtij sezoni dhe dy skuadrat e interesuara për të siguruar shërbimet e tij janë Barcelona dhe Juventusi.

32 vjeçari do të mbarojë kontratën e tij me Citizens këtë verë dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do të qëndrojë në klub.

Sipas TuttoMercatoWeb dhe disa mediave spanjolle thuhet se Barcelona do mundohet ta transferojë atë, pasi do t’i bënte shoqëri shokut të tij Lionel Messit si një agjent i lirë.

Në anën tjetër, Juventus njihet si një klub i cili ndër vite ka bërë transferimin e lojtarëve të lirë në disa sezone, p.sh Andrea Pirlo, Sami Khedira, Arien Rabiot dhe së fundmi edhe Aaron Ramsey.

Aguero ka shënuar 256 gola në 380 ndeshje zyrtare me Manchester Cityn, që nga ardhja e tij nga Atletico Madrid në 2011.

Ngjarja paraprake

Ministrja e Jashtme uron popullin e Republikës Domenikane

Ngjarja e ardhëshme

Zhgënjen Vllaznia, kampionët e Tiranës triumfojnë me përmbysje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian