Juventus mund ta humbas mbrojtësin Demiral, turkun e duan katër skuadra në Angli

Merih Demiral mund të largohet nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Qendërmbrojtësi turk edicionin e kaluar kishte paraqitje të jashtëzakonshme, por pësoi një lëndim të rëndë që e mbajti disa muaj jashtë fushave.

Demiral u kërkua nga disa skuadra edhe afatin kalimtar veror, por që ofertat në drejtim të tij u refuzuan nga Juventusi.

Por sipas medieve italiane, mbrojtësi turk mund të largohet nëse nuk ka hapësirat e duhura nga trajneri Andrea Pirlo.

24-vjeçari është duke u ndjekur me vëmendje nga katër skuadrat angleze, Manchester United, Everton, Wolverhampton dhe Leicester City.

Edhe pse duket si një lojtar i rëndësishëm për klubin, Juve duhet ta aktivizojë yllin turk pasi shumë lehtë mund ta humbas atë.

Gjithsesi vlen të përmendet se çmimi i tij në tregun e transferimeve sillet mbi 45 milionë euro. 

Image
Ngjarja paraprake

Krasniqi pas fitores: Kam pritur plotë 15 vjet për këtë moment!

Ngjarja e ardhëshme

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump s’paraqet rrezik të bartjes së COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian