Juventus, Douglas Costa pranon largimin vetëm me një kusht

Juventus po kalon disa ditë intensive para mbylljes së merkato.

Bardhezinjtë po punojnë për të blerë Chiesa-n, por janë të frenuar nga bllokimi i shitjeve të mundshme. Mbi të gjitha ajo e Khedira-s, që nuk e ka prishur akoma kontratën, De Sciglio dhe Douglas Costa.

Në veçanti, sulmuesi brazilian vazhdon të refuzojë të gjitha ofertat. Sipas Corriere Torino, lojtari kërkon të largohet nga kampionët e Italisë vetëm për Guardiola-n dhe Manchester City-n.

Por telefonata nga ana e trajnerit spanjoll nuk ka ardhur akoma. Mbetet kështu e bllokuar situata e lidhur me të ardhmen e Douglas Costa. Zhvillime të tjera priten në orët e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Aliyev: Flamuri i Azerbajxhanit u vendos në vendbanimin e pushtuar Madagiz

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian