Pas fitores së ngushtë ndaj Fiorentinës, Allegri është i kënaqur me tre pikët dhe vazhdon të shikojë përpara.
“Jam i kënaqur me tre pikët dhe performancën e djemve që kërkuan dhe donin fitoren kudnër një Fiorentine të madhe. Ne bë një punë të mirë në portë. Vuajtëm paksa në pjesën e parë, më pas në të dytën Szczesny nuk pati shumë punë pavarsisht sulmeve të shumta të kundërshtarit. Ne duhet të shikojmë gjithmonë përpara, pork jo nuk duhet të keqkuptohet dhe nuk duhet të flasim për objektivin e skudetos. Inter, Milan dhe Napoli janë më përpara se ne.
Inter? Së pari kemi Cagliarin për t’u përballur. Kampionati është shumë i gjatë. Ne e dimë që kemi kufij dhe po punojmë për to.
Ne kemi cilësi të rëndësishme, por tani kemi përballë Cagliarin që Ranieri e ka kthyer me këmbë në tokë dhe më pas Interin, që nuk ka nevojë të flas për atë ekip pasi është tepër i fuqishëm”, ka përfunduar Allegri.