Juventur i ka propozuar mesfushorit ofertën

Ylli i Manchester United, Paul Pogba përfundon kontratën e tij me klubin në fund të këtij sezoni dhe është në diskutim e sipër mbi transferimet e mundshme për të ardhmen e tij.

Një ndër skuadrat që ka shfaqur më tepër interes për mesfushorin është ish-klubi i tij Juventusi, por sipas raportimeve te mediave italiane Juventus nuk është i gatshëm të përballojë financiarisht kërkesat e Pogbas, për një pagë aq të lartë sa ai paguhet momentalisht tek Manchester United.

Juventur i ka propozuar mesfushorit ofertën për t’ju bashkuar klubit me një pagë prej 8 milionë paundësh për sezon, ndërkohë që paga sezonale e 28-vjecarit te Manchester United shkon në vlerën 15 milionë paundve, kështu që nëse ky transferim ndodh, Pogba do të duhet të paguhet me gati gjysmën e shumës që merr momentalisht tek United. Juventus do të përpiqet të bindë Pogban që të përshtatet me këtë ulje page dhe të nënshkruaj me ta në mërkaton e verës, por mundësitë që kjo të ndodhë janë të pakta.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain mbeten gjithashtu kryesues në garë për nënshkrimin me mesfushorin 28-vjeçar, por në anën tjetër Pogba nuk e ka përjashtuar as mundësinë e një rinovimi të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Në një deklaratë për mediat ylli i Francës u shpreh: “Unë dua të luaj për të fituar tituj dhe është i trishtë fakti që gjatë viteve të fundit nuk kemi fituar asnjë. Për të ardhmen time nuk është vendosur ende asgjë, unë mund të marr një vendim shumë shpejt, por mund të vendos për transferimin tim edhe gjatë merkatos së verës. Tek United kam kaluar momente të vështira dhe e kisha të nevojshme këtë periudhë pushimi për të rifituar energjitë e mia dhe të rikthehem në top formë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Djali i Rudi Vatës nuk ndalet

Story i radhës

Rreth 80 fëmijë me aftësi të kufizuara mbërrijnë në Poloni – destinacion e kanë Gjermaninë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish