Juve tremb Milanin

Hakan Çalhanoglu papritur ka përfunduar në radarët e Juventusit. Media italiane nënvizon se prej një jave bardhezinjtë kanë nisur sondazhet për fantazistin turk, pasi ky i fundit po has shumë vështirësi në rinovimin e kontratës me klubin aktual, Milanin.

26-vjeçari, i cili ka ende dy vite kontratë, është gati që të rinovojë me “Djallin”, por kurrsesi që të pranojë të luajë për “vetëm” 2.5 milionë euro rrogë.

Ajo që ai fiton për momentin, i duhet shumë modeste vetë Çalhanoglusë, i cili për të rinuar ka kërkuar 5 milionë euro neto në vit. Diçka të tillë, të paktën në këto momente, Milani nuk ia garanton dot, duke parë edhe humbjen prej 198 milionësh në buxhet.

Por, pasi ka mësuar për kërkesën e Çalhanoglusë, ka qenë Juventusi, i cili i ka komunikuar menaxherit të futbollistit se janë gati t’i plotësojnë kërkesat ekonomike dhe të mirëpresin fantazistin turk në Torino, duke nisur nga vera e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Filipçe paralajmëron kufizim të lëvizjes, nëse nuk respektohen masat

Ngjarja e ardhëshme

Ky shtet shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian