Jupa: Qershia mbi tortë ka qenë fitorja në Rumani! Berisha: Kemi besuar

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe në Bukuresht me rezultat 30:25 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. 

Kastriot Jupa, hendbollist, tha se dhanë maksimumin. “Qershia mbi tortë ka qenë fitorja e djeshme.

Një fitore me zemër të madhe, në një ndeshje që nuk besoj se kemi luajtur më herët. Me këtë fitore kemi rritur gjasat për t’u kualifikuar që iu prish punë ekipeve tjera që pretendojnë për kualifikim në Evropian”, tha Jupa.

Haris Berisha – portier, është i lumtur, duke thënë: “Kjo fitore ka ardhur që nga fillimi kur jemi mbledhur me ekipin.

Që nga aty kemi besuar dhe jemi motivuar shumë nga trajneri i ri që do t’ia arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Ne kemi arritur më shumë se që kemi planifikuar”.

Ngjarja paraprake

Jeton në veturë, mësuesi mori 27 mijë dollarë dhuratë nga nxënësit e tij në ditëlindjen e 77-të

Ngjarja e ardhëshme

Eriksen: Nuk doja të largohesha, kam luftuar dhe tani po jetoj momente të mira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian