Jules Kounde regjistroi 92 prekje kundër Barcelonës

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, ka bërë një tjetër paraqitje fantastike, edhe atë ndaj Barcelonës.

Talenti francez është një futbollist në ngritje, i cili kërkohet nga klubet e pasura, si Manchester City, Real Madrid dhe vet Blaugranët.

Një nga detyrat e 21-vjeçarit në takimin ndaj katalunasve ishte që ta bllokonte dhe superyllin e Barcës, Lionel Messi.

Ndeshja u mbyll baras (1-1), ndërsa Kounde u vlerësua për paraqitjen e tij në sfidën kryesore të kësaj jave në La Liga.

Për më shumë, ai ka pasur edhe statistikë të lartë të prekjes së topit. Jules Kounde ka regjistruar 92 prekje të topit kundër Barcelonës, më shumë se çdo qendërmbrojtës në një ndeshje të La Ligas në Camp Nou së paku që nga sezoni 2005/2006.

Ngjarja paraprake

Nga ish-ministri te kritiku i Bashës, kush janë emrat e kandidatëve të konfirmuar në Durrës. Bylykbashi më i votuari

Ngjarja e ardhëshme

Miratohen ndryshime ligjore për realizmin e masës “Fundjavë pa TVSH”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian