“Ju u treguat fëmijëve foto të njerëzve të vrarë dhe të gjymtuar!”: Momenti kur Vuçiq mbeti pa fjalë pasi u pyet nga një gazetar

May 4, 2023
1 minut lexim

Një gazetar ka zënë ngushtë presidentin e Serbisë derisa i kishte bërë një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive.

Sipas mediave serbe, pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiqit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur.

Si rezultat, edhe pamjet tanimë janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Velja Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, ka qenë pyetja e gazetarit.

Vuçiq në fillim ishte dukshëm pa fjalë, e më pas disi arriti të jepte një përgjigje.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë të pyetjes, ai u përgjigj: “Shpresonim që sot të kishte një nderim për viktimat, të kishte respekt për viktimat… Sa i përket përgjegjësisë sime dhe shfaqjes se fotove, ato u treguan që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë sërish”, ka përfunduar Vuçiq.

Vuçiq, muaj më parë kishte shokuar opinionin publik në Serbi me publikimin e disa fotografive të trupave të masakruar. Fotot në fjalë thuhej se ishin të tifozëve serbë të futbollit, ndërsa vrasjet dyshohet se janë kryer nga anëtarë të grupit kriminal të Veljko Belivuk.

Kujtojmë se të mërkurën në mëngjes në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar në orën 08:40, nxënësi i klasës së shtatë K.K. (13) ka vrarë tetë nxënës dhe një pjesëtar të rojeve, ndërsa janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësues.

Sulmuesi ka qëlluar nga arma e të atit dhe policia e ka arrestuar në oborrin e shkollës.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Yllka Kuqi sot festoi ditëlindjen e bashkëshortit

Story i radhës

Vrasja në shkollën e Beogradit, Shaqiri: Alarm serioz për angazhim dhe shqetësim institucional e shoqëror

Të fundit nga

ShkoLartë