Ju thamë se po punon për filmin e tretë, Ermali fton Luanën live për të qenë protagonistja e tij!

Ermal Mamaqi është një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar. Pëveçse aktor, moderator, biznesmen, këngëtar, dhe një sërë gjërash të tjera që ka provuar, duket se po shndërrohet dita-ditës në një influencuese, ose siç njihet ndryshe “motivational speaker”.

Dedikimi te kjo e fundit ka bërë që ai të largohet nga ekrani duke na munguar të gjithëve. Megjithatë, disa muaj më parë ai ka qenë në një intervistë në “Roped with Olsi”, ku ka folur rreth shkëputjes nga televizioni. Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

Siç e dimë, Ermali ka realizuar dy filma në një hark kohor shumë të shkurtër dhe të dy kanë rezultuar super të suksesshëm, teksa ka patur pjesë të kastit figura shumë të dashura të publikut dhe disa nga aktorët më të mirë shqiptarë. “Dy gisht mjalt” dhe “I love Tropoja” ishin padyshim ogur super i mirë i fillimit të një rrugë të re, siç është kinematografia, këtë herë si regjisor e producent.

Ditën e djeshme, iconstyle.al raportoi në mënyrë ekskluzive se Ermali ka ndërmend të sjellë një film tjetër. Ai jo vetëm që s’e ka përjashtuar një mundësi të tillë, dhe këtë e dimë të gjithë, por madje ka gati edhe emrin e personazhin publik që do e ftonte të ishte protagoniste në film. I pyetur për emrin e këtij personazhi publik Ermali ka ngrruar të flasë me emra konkrete, teksa po ashtu nuk dihet se sa i afërt është në planet e tij ky projekt.

Ndërkohë, në sfidën “Ndaje ose Haje” ai i bëri një sfidë live Luanës për tu bërë pjesë e filmit. Kjo e fundit nuk u duk shumë entuziaste duke thënë se ka shumë angazhime, por kurrë nuk i dihet.

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë “live” mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!

Ngjarja paraprake

As sot mos e ndani çadrën, parashikimi i motit për këtë të diel

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohen 6 shtetas të huaj nën dyshimet për lidhje me DEASH-in

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian