Ju paralajmërojnë ekspertët, nëse udhëtoni me makinë gjatë ditëve të nxehta, shmangni patjetër këtë gabim

Në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme.

Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar sesi një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.

David Richardson, i Departamentit të Zjarrfikëses së Midëest në Oklahoma, ka thënë për KFOR që rrezet e diellit “përdor lëngun dhe materialin e qartë të shishes për të zhvilluar një vatër fokale dhe, të jeni të sigurt, kjo mund të shkaktojë edhe zjarr. Rrezet e diellit kalojnë përmes shishes dhe kur ajo është e mbushur me ujë vepron si një lupë zmadhuese siç ndodh me syzet optike” ka thënë Richardson.

Një provë në departament, jashtë makinës, tregon rrezet e diellit që duke kaluar përmes shishes e rrisnin temperaturën e një cope letre deri në 250 gradë, raporton KFOR.

Përfaqësues nga Idaho Poëer, gjithashtu kanë folur për këtë rrezik potencial në një postim në Fb në korrik, me një video që tregonte dritën e diellit duke kaluar përmes një shisheje uji e cila krijonte tym dhe shenjë djegieje në ndenjëesen e makinës, siç e tregon tekniku Dioni Amuchastegui.

Megjithëse bëhet fjalë për një rrezik të vogël për zjarr, zyrtarët rekomandojnë të mos i lini shishet e ujit në makinë kur dilni të gjithë prej saj, raporton KFOR.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri i Australisë viziton Irpin

Story i radhës

Modriç: Për atë jemi gati të shkojmë në luftë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish