jozi kritikon muziken e gjestit kenge per filma te animuar klikime te vjedhura 67863a0a73633

Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

January 14, 2025
1 minut lexim

Jozi dhe Gjesti patën një debat të nxehtë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku shkëmbyen akuza dhe kritika të ashpra për muzikën e njëri-tjetrit.

Jozi, e kritikon shumë muzikën e Gjestit, duke e përshkruar atë si një stil që i përshtatet më shumë filmave të animuar për fëmijë.

Ai nisi ta përqeshë dhe ta imitojë muzikën e Gjestit, duke e bërë situatën më të tensionuar.

Në përgjigje, Gjesti mbeti i qetë dhe tha se ai kishte ndryshuar zhanrin muzikor dhe tani nuk këndonte më balada si më parë.

Jozi, megjithatë, nuk e kurseu ironinë dhe e kritikon për klikimet, duke sugjeruar se Gjesti kishte përdorur metoda të dyshimta për të arritur sukses në muzikë.

Ai gjithashtu tha se klikimet e tij ishin “të vjedhura”, ndërsa ato të tijat “reale”.

Jozi vazhdoi me përçmim, duke thënë: “Ti në odën e burrave mundesh vetëm të shërbesh kafe, sepse të ndjekin për të të larguar”.

Gjesti, megjithatë, e ruajti durimin dhe nuk u përfshi në këto sulme.

Në fund, ata vunë bast për klikimet e ardhshme të Gjestit, pasi Jozi thoshte se nuk mund t’ia arrinte kurrë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pikat kryesore te propozimit per armepushim ne gaze 6786382e6160b
Story i mëparshëm

Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gazë

publikohen imazhet dhe detajet e galaxy s25 ultra 67863cdf8298b
Story i radhës

Publikohen imazhet dhe detajet e Galaxy S25 Ultra

Të fundit nga

Adelina Tahiri joshëse në të kuqe

Adelina Tahiri është një nga artistet që shumë herë komentohet për stilin e saj unik e luksozë. Adelina, së fundmi befasoi të gjithë me fustanin e kuq. Ajo që morri gjithë vëmendjen
ShkoLartë