Jozefina Topalli: Basha lufton për interesa personale, LSI drejtohet nga Meta, kam komunikime me Berishën

Jozefina Topalli: Basha lufton për interesa personale, LSI drejtohet nga

Teksa gara për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 ka hyrë në një fazë të nxehtë edhe pse jemi gjashtë muaj para zgjedhjeve, Jozefina Topalli u rikthye në politikën aktive në një betejë që ajo thotë se e ka kundër të gjithëve. Po çfarë do të ndodhë në Shkodrën që gjithmonë ka votuar djathtas dhe kush janë akuzuesit dhe mbështetësit, ata që iu bashkuan dhe ata që po mundohen ta pengojnë garën e saj, marrëdhënia me Sali Berishën, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Për të gjitha këto zonja Jozefina ka folur në një intervistë të gjatë për mediat nën cilësinë e drejtueses Lëvizja për Ndryshim. Kështu gjatë fjalës së saj, zonja Topalli ka deklaruar se ka komunikuar vazhdimisht me ish-kryeministrin Sali Berisha, por që theksoi se, nuk e ka uruar për partinë e re. “Unë kam një komunikim të vazhdueshëm me zotin Berisha, por jo për çështjen e iniciativave që janë në mendjen dhe në shpirtin tim prej kohësh. Ka përgjegjësi zoti Berisha për atë se çfarë po ndodh sot në PD, duke qenë lideri historik i saj dhe në njëfarë mënyre, nuk është gjë e fshehtë nëse themi se zoti Basha ishte i preferuari i tij për të qenë në krye të asaj force politike? Një njeri që ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nuk mund të mbajë përgjegjësinë e pasuesit”, deklaroi ajo. Më tej teksa Basha e ka quajtur shtojcë të Ramës, Topalli tha se në këtë “fushë betejë” nuk ka asgjë personale. Ajo ka theksuar se ndarja me Bashën ka ardhur pasi ky i fundit ka vendosur interesat personale, para atyre të kombit. “Ky është një diversion që ai përdor përmes veglave të tij, për të krijuar idenë se kjo është një çështje personale. Këtu nuk ka asgjë personale. Është e gjitha një çështje ideore, është një çështje mendësie, parimesh dhe vlerash. Unë ndahem me këdo, nëse dikush nuk pranon votën, nuk pranon debatin, kartën morale të pushtetit moral me të cilin duhet të funksionojë një opozitë, nuk pranon të bëjë betejën kundër qeverisë me të gjitha forcat, por bie në nivelin e pazareve dhe të interesave private e familjare. Nuk pranoj as kur një politikan ndjek vetëm politika personale. Këtu gjërat janë shumë të thjeshta për mua, por edhe krejt distant me pjesën tjetër. Kështu që përpjekja për ta kthyer në personale është shumë infantile në fakt, por edhe djallëzore”, nënvizoi ai. Më tej, zonja Topalli e quajti kryeministrin Edi Rama si një prej kundërshtarëve të saj.

Ngjarja paraprake

Guvernatori i Arizonës i përgjigjet Trump për vjedhjen e votave

Ngjarja e ardhëshme

Ariana Grande reagon ndaj atyre që po festojnë gjatë pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian