Jovanoviç: Mickovski nënçmon shqiptarët, demonstron frikë nga BDI

Analisti politik Nenad Jovanovic në një postim në faqen e tij në rrjetin social facebook ka shkruar se me nënvlerësimin e shqiptarëve, duke i quajtuar ata si “Reçicë e Vogël”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër i RMV-së.

Ky është postimi i plotë i analistit Nenad Jovanovic:

Për sa kohë që Mickoski i percepton shqiptarët si “Reçicë e Vogël”, ai kurrë nuk do të ketë potencialin për tu bërë kryeministër.

Shqiptarët nuk janë një “Reçicë e Vogël”, shqiptarët janë njerëz konkretë, si unë, si ai, me shpresa dhe dëshira për veten dhe të dashurit e tyre.

Shqiptarët janë njerëz si të gjithë të tjerët, shqiptarët nuk janë “Reçicë e Vogël”.

Nga ana tjetër, shqiptarët do të jenë shumë më mirë me LSDM-në, ata do të respektohen, njihen dhe do të jenë krah për krah në vlerat e europiane dhe askush nuk do t’i quajë ata “Reçicë e Vogël” në mënyrë nënvlerësuese. Jam i bindur për këtë.

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Borell: Pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE, prioritet për sigurinë evropiane

Story i radhës

Kovaçevski në takim me Borrell: Nevojitet zgjidhje dinjitoze e kontestit me Bullgarinë

Të fundit nga