Josa shkund Vllazninë

Vllaznisë nuk i ka shkuar shumë për shtat ndërprerja e kampionatit, për arsyen e zhvillimit të Kupës së Botës. Humbja e finales së Superkupës nuk duket se i ka shqetësuar aq shumë drejtuesit e ekipit, aq sa i kanë shqetësuar dy humbjet e njëpasnjëshme në kampionat, përballë Egnatias dhe e fundit ndaj Kastriotit.

Për këtë të fundit tekniku Mirel Josa dhe stafi i tij janë ndalur jo pak me ekipin për të analizuar gjithçka, moment pas momenti. Si përherë, përballë një ekrani, stafi teknik dhe skuadra kanë analizuar më qetë se ku është gabuar dhe janë ndalur në këto gabime të vërejtura.

Nga sa mësohet vetë tekniku Josa nuk ka ngurruar që të analizojë çdo lojtar në atë që ka dhënë gjatë takimit me Kastriotin. Po ashtu ai është ndalur te loja e skuadrës në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Madje duke vënë edhe theksin në individë të veçantë.

Megjithatë, konkluzioni ka qenë i njëjtë si pas çdo takimi tjetër. Tekniku dhe drejtues të stafit u kanë kërkuar lojtarëve sërish më shumë përqendrim dhe për më tepër që të japin maksimumin në përballjen e radhës ndaj Teutës. Sipas edhe vetë Josës në fjalën e thënë, mungesat do të jenë të rëndësishme, por nuk ka munguar edhe besimi i dhënë ndaj lojtarëve që do të vijnë si zëvendësues për këtë përballje.

STËRVITJA- Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. Ajo që bie në sy është mungesa e katër lojtarëve: Juriç, Bulatoviç, Shehi dhe Latifi. Të katër lojtarët nuk priten që të jenë të pranishëm në asnjë seancë stërvitore deri në fund të këtij viti. Pavarësisht se me grupin u stërvit edhe mesfushori shkodran Arsid Kruja, që në takimin e fundit ishte pjesë e repartit të mbrojtjes, sërish nuk do të jetë në planet e teknikut Josa, pasi siç dihet ai do të vuajë kartonin e kuq që mori në përballjen ndaj Kastriotit.

Ditën e djeshme skuadra ka zhvilluar disa vrapime, teksa Josa do të ketë edhe dy ditë në dispozicion për të përzgjedhur titullarët, ku siç dihet mungesat në repartin e mbrojtjes janë të dukshme. Ajo që pritet për t’u parë është nëse do të besohet te një formatim i këtij reparti me lojtarë të rinj apo do të ketë sërish zhvendosje të lojtarëve nga pozicione të tjera, të cilët kanë më shumë eksperiencë në lojë, për të plotësuar këtë repart. Një gjë e tillë pritet të shihet në vazhdim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese/ Gazment Bardhi: Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme

Story i radhës

​Këngët e fundit të regjistruara nga artistë të famshëm

Të fundit nga