Josa: Ne nuk luajmë për t’i shkuar pas Tiranës

Laçi u mund 0-1 nga Teuta në kampionat në një ndeshje mjaft të luftuar. Në përfundim të kësaj sfide për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa.

Përpjekjet tona ishin, sidomos në pjesën e para. Duhet të ishim shumë më të qartë në pasimin e fundit që nuk na mungoi vetëm sot. Por na ka munguar dhe në ndeshjet që kemi kërkuar rezultatin në favorin tonë. Ishte një pjesë e parë e interpretuar mirë nga ne. Në pjesën e dytë ishim konfuz përsa i përket verpimeve tona.

Nuk ka mundësi. Ne kemi shkuar për të marrë ndeshjet tona, dhe jo për t’i shkuar prapa Tiranës. Dhe të sigurojmë sa më shpjet pjesëmarrjen në Europë. Mund të ketë pak stres brenda skuadrës për mënyrën si zgjidhen problemet në 30 metrat e fundit.

Është normale, Guindo jo vetëm tani por dhe në ndeshjet e kaluara ka konsumuar shumë si në mbrojtje dhe në sulm.

Duhet të ketë ndihmesë më të madhe nga Mazrekaj ose Zylfiu sot. Jo vetëm nga afërsia, por dhe nga mënyra si lëvizin. Nuk mund ta them tek freskia, por tek cilësia që mund të kenë këta lojtarë për të filtruar në zonën e kundërshtarit.

Është normale aty kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve. Atu janë shumë lojtarë që nuk kishin vendosjen e duhur në ato momente. Nëse shohim problemin e golit aty kemi qoftë Turkaj apo Ignjatoviç që nuk ishin në vendin e duhur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protestuesit mblidhen në qytetet e okupuara të Ukrainës

Story i radhës

Urinoni në dush? Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga ky zakon

Të fundit nga