Jorida Tabaku takime me biznesin te “Myslym Shyri”: Programi i PD ju çliron nga barra e taksave dhe kontrollet e inspektoriateve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi sot takime me biznesin, që sipas saj është një sektor i braktisur nga qeveria e Edi Ramës.

“Jo vetëm që nuk ka marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohet me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme, burokraci të cilat vetëm e pengojnë punën e tyre”, tha Jorida Tabaku.

Kjo e fundit dëgjoi shqetësimet nga përfaqësues të bizneseve në rrugën “Myslym Shyri”, të cilëve u tha se zgjidhja për të gjitha këto probleme të krijuara në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës është programi i Partisë Demokratike.

Ky program-, tha zonja Tabaku,- parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiksale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

“Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë”, u shpreh ish –deputetja Tabaku.

BISEDA

Jorida Tabaku: Si shkon puna?

Qytetari: Si mbas krizës. Ca të presim? Nga qeveria të presim ne?

Jorida Tabaku: Jo, nuk presim.

Qytetari: Do më iki gjithë dita ters…

Jorida Tabaku: Duhet ta nisësh me pozitivitet që do të bëhet më mirë.

Qytetari: Që në mëngjes po shikoja pjesën e parkut, e ka bërë qytetin taman si fshat…

Qytetari 2: Shumë mirë qeveria…

Jorida Tabaku: Më mirë prishet ë?!

Qytetari 2: Zoti e bëftë më mirë edhe vetëm kaq! Zoti e bëftë më mirë këtë vend!

Jorida Tabaku: Me mbështetjen tuaj, me punën tonë.

Qytetari 3: Nuk është… t’i themi me çik realitet gjërat. Nuk është kushedi se… Vetëm punojmë vetë, nuk kemi punëtor, sepse nuk na del.

Jorida Tabaku: Nuk ka një fushë që kjo qeveri ka pasur sukses. Ka dështuar me të gjitha! Me të gjitha ka dështuar.

Qytetari 3: Hajt mo! Neve nuk është se marrim vesh shumë nga politika, por tek puna e shofim që ka ra.

Jorida Tabaku: E shef tek xhepi jot.

Jorida Tabaku: Ma the shumë bukur! Vijnë 10 tatimorë, 10 inspektore, Inspektoriat i Higjenës që mund të vij, Inspektoriat i Kontrrollit të Ushqimit…

Ne kemi hartuar një plan që biznesi të punojë i qetë. Ti ke, kushedi sa vite, që je këtu. Nuk e vjedh ti shtetin. Shteti vidhet tek dogana dhe tatimet. Pikërisht ti që je tatimpagues i rregullt dhe ti që ke qënë i ndershëm me shtetin gjithë jetës tënde të mos të vijnë të të bezdisin tek dera.

Qytetari 3: Inspektimi mund të jetë njëherë, ja sot…

Jorida Tabaku: Po pra, por jo 45 ditë në vit. Këtu është problemi, me klimën e biznesit, me korrupsionin, me faktor që nuk të lënë ty të punosh rehat, por të merresh me shtetin.

Jorida Tabaku: Si është situata.

Qytetari 4: Krejt rëndë, siç ka qënë…

Qytetari 5: Këtu ka rënë konsumi, domethënë njerëzit nuk konsumojnë dhe ky është problemi jonë.

Jorida Tabaku: Ashtu është!

Qytetari 5: Në momentin që nuk konsumohet… këtu shikohet situata.

Jorida Tabaku: A e di përse nuk konsumohet? Sepse Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë

Qytetari 6: Ekonomia është përqëndruar në duart e 5 vetave dhe ne të tjerët vetëm marrim ajër. Ajrin  nuk e ka ndaluar as Enver Hoxha se përndryshe…

Jorida Tabaku: Sigurisht!

Ngjarja paraprake

Dëgjoni zhurmën e ndezjes së motorëve të F-22 Raptor, tmerrit amerikan të ajrit

Ngjarja e ardhëshme

Lautaro: Isha pranë Barcelonës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian