Jorida Tabaku denoncon rastin e shkollës “Sami Frashëri”: U prish pa plan dhe nuk u mor asnjë leje ndërtimi

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka denoncuar shembjen e shkollës Sami Frashëri në vitin 2020.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo radhitur pikat të cilat lidhen me ngjarjen të cilën ajo e quajti një aferë të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, për sa kohë që shembja e saj është bërë pa plan.

Ajo shtoi se nuk është marrë asnjë leje drejtimi për ta ndërtuar shkollë, ndaj të gjitha punimet janë kryer në shkelje të ligjit.

“E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.
Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akuzuar me shpifje, por e vërteta zuri vend.

Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?

👉 E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.
👉 Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.

👉 Së treti, u gënjye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.

Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.
Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm një qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.

E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetarët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një njeri që ka betonizuar Tiranën!”, ka shkruar ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pique del kundër Barcelonës për Superligën

Story i radhës

Vdes biznesmeni i njohur nga Mitrovica

Të fundit nga